Mesazhi, 25 Gusht 2007
“Bij të dashur, edhe sot ju ftoj të
konvertoheni, që jeta juaj, bijt e mi, të jetë
pasqyrë e mirësisë së Hyjit dhe jo e
urrejtjes dhe e pabesisë. Lutuni, bijt e mi,
që për ju lutja të bëhet jetë. Kështu do të
zbuloni në jeten tuaj paqen dhe gëzimin
që Hyji u jep atyre që e kanë zemren e
hapur ndaj Dashurisë së tij. Dhe ju që jeni
larg nga dashuria e mëshirëshme e Hyjit
konvertohuni, kështu që Hyji të mos bëhet
shurdhër ndaj lutjeve tuaja dhe të jetë
vonë për ju. Për këte, në këte kohë hiresh,
konvertohuni dhe vereni Hyjin në vendin e
parë në jeten tuaj, Faleminderit që i jeni
përgjigjur thirrjes sime. ”